Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

CAS i jep Senegalit titullin e Afrikës, Maroku humb në Lozanë

CAS i jep Senegalit titullin e Afrikës, Maroku humb në Lozanë
Foto: shqiptarja.com

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) ka vendosur të njohë Senegalin si fitues të kompeticionit të zhvilluar në janar. Senegali fitoi finalen 1-0 kundër Marokut, organizatorit të turneut. Pas apelimit në Konfederatën Afrikane të Futbollit (CAF), disiplina vendosi t’ia hiqte titullin Senegalit dhe t’ia jepte Marokut, me arsyetimin se Senegali u largua nga fusha për më shumë se 15 minuta për shkak të një penalltie që u konsiderua e dyshimtë.

Tani çështja është mbyllur. CAS ka lënë në fuqi vendimin e fushës. Në finale, Brahim Diaz humbi penalltinë për Marokun dhe ndeshja shkoi në shtesë, ku Senegali arriti të shënonte golin fitues dhe të sigurojë fitoren 1-0.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha