Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Arteta: Shfaqje e shkëlqyer, por nuk shënuam më shumë gola

Arteta: Shfaqje e shkëlqyer, por nuk shënuam më shumë gola
Foto: telesport.al

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi 1-1 që “topçinjtë” arritën dje ndaj Borussia Dortmund në Champions League. “Mendoj se ishte një paraqitje e shkëlqyer”, tha trajneri spanjoll.

“Mënyra se si luajtëm, duke pasur parasysh kundërshtarin që kishim përballë, është diçka për të cilën duhet të jemi jashtëzakonisht të kënaqur. Ka shumë pak gjëra të tjera që mund t’i kërkosh skuadrës”, shtoi Arteta.

Më tej, ai sqaroi se barazimi nuk është rezultati i duhur: “Natyrisht, mbetet ndjesia se duhet të ishim shpërblyer më shumë pas një paraqitjeje të tillë, duke marrë parasysh numrin e rasteve dhe situatave të krijuara”.

Fati dhe finalizimi

“Ka një element fati, por ka edhe nevojë që ne t’i finalizojmë më mirë aksionet. Duhet të vazhdojmë me këmbëngulje, sepse besoj se ajo që skuadra ka bërë dhe ka treguar dje, tregon se jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Arteta.

Dominimi i skuadrës

“Më pëlqeu shumë mënyra se si luajti skuadra. Nuk ka dyshim se sa superiorë dhe dominues ishim, sa shumë rrezikuam dhe sa të lidhur ishin të gjithë me lojën. Ishte kënaqësi ta shihje. Është e pabesueshme që, në disa raste, topi nuk përfundoi në rrjetë. Kjo është ndjesia ime“, tha ai.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha