Fundjava që lamë pas ishte shumë e rëndësishme për familjen e këngëtarit Gena Lito, i cili shoqëroi vajzën e tij, Helgën, drejt altarit, në një ceremoni madhështore mes të ftuarish të shumtë. Fotot dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale zbuluan momente nga festa e bukur familjare, ndërsa një prej momenteve më emocionuese ishte ai i dorëzimit të vajzës nga i ati te dhëndri.
Motra e nuses në qendër të vëmendjes
Por, përveç nuses, vëmendjen e mori edhe motra e saj, Nasiola, e cila shfaqet në krah të çiftit në këtë fotografi. Ajo spikati me paraqitjen e saj elegante, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Helga dhe Nasiola janë vajzat të cilat artisti i njohur i ka nga martesa e parë.


Jeta private e familjes Lito
Gena është një nga artistët që ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike, veçanërisht kur bëhet fjalë për familjen dhe dy vajzat e tij. Për këtë arsye, momente si ky përbëjnë një mundësi të rrallë për të zbuluar pak më shumë rreth familjes së këngëtarit.
Burimi: bordo.al










