Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Shqipëria del në avantazh ndaj Finlandës, Muçi dhe Manaj shënojnë

Shqipëria del në avantazh ndaj Finlandës, Muçi dhe Manaj shënojnë
Foto: bordo.al

Kombëtarja shqiptare ka marrë një avantazh të rëndësishëm ndaj Finlandës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve.

Ernest Muçi shënoi golin e parë në minutën e 35-të, me një supergol nga distanca. Ylli i Trabzonsporit lëshoi një goditje të fuqishme që e çoi topin në këndin e rrjetës dhe la portierin kundërshtar pa reagim.

Shqipëria dyfishon avantazhin

Rey Manaj e dyfishoi avantazhin për Shqipërinë, duke gjetur rrugën drejt rrjetës dhe duke e bërë rezultatin edhe më bindës për kuqezinjtë.

Një fitore në “Air Albania” do të ishte një hap i madh për Shqipërinë drejt promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha