Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Ç’do pamje ka këpucët e veta: 5 kombinime për vjeshtën

Ç’do pamje ka këpucët e veta: 5 kombinime për vjeshtën
Foto: living.al

Në dimër, këpucët nuk janë thjesht një detaj që plotëson veshjen, por elementi që mund t’i japë gjithë pamjes një stil të veçantë. Nga çizmet elegante te këpucët klasike dhe modelet më të rehatshme për përditshmëri, zgjedhja e duhur bën diferencën. Mjafton të dish si t’i kombinosh me veshjet e sezonit për të krijuar outfit-e të thjeshta, elegante dhe gjithmonë me stil, pa pasur nevojë për shumë mundim.

Çizmet elegante për ditët e ftohta

Çizmet me qafë të lartë janë një nga zgjedhjet më të preferuara të sezonit. Ato mund të kombinohen me fustane të gjata, pantallona me prerje të drejtë ose me një xhaketë leshi të trashë, duke krijuar një pamje që është njëkohësisht praktike dhe e rafinuar. Zgjidhni ngjyra neutrale si e zeza, kafe e errët ose gri, sepse kështu outfit-i mbetet i përshtatshëm për shumë raste.

Këpucët klasike dhe modelet e rehatshme për përditshmëri

Për ditët e punës dhe takimet e zakonshme, këpucët klasike me thembër të ulët ose modelet e rehatshme me shuplakë të trashë janë zgjedhja ideale. Ato ndihmojnë që pamja të mbetet elegante, por edhe lëvizja gjatë gjithë ditës të jetë e lehtë. Një palë këpucësh të mira të kësaj natyre mund të përdoren me pantallona jeans, me pantallona kostumi ose me një fustan të thjeshtë.

Në këtë artikull po ju tregojmë disa nga kombinimet më ‘IN’!

Burimi: living.al

Të fundit Të gjitha