Big Brother VIP 6 vjen së shpejti
Spektakli më i madh që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 6”, vjen së shpejti në ekranin e Top Channel.
Reality show-i premton që të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës.
“It’s time”, dëgjohet të thuhet në videon e publikuar në profilin zyrtar të BBV Albania.
Emrat e personazheve që po flasin në rrjet
Ndërkohë prej disa kohësh në rrjet po qarkullojnë emrat e mundshëm të personazheve të njohur që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Na mbetet vetëm pak kohë për të parë se kush do të jenë banorët që do të vëzhgohen 24 orë nga kamerat e “Big Brother VIP Albania”.
Si gjithmonë, “Big Brother VIP 6” vjen në ekranet tuaja përmes dy kanaleve të dedikuara në DigitAlb.
Burimi: top-channel.tv










