Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Behara largohet nga BBVK, zbulohet arsyeja

Behara largohet nga BBVK, zbulohet arsyeja
Foto: insajderi.org

Beharja largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Beharja ka vendosur të largohet nga shtëpia para disa ditësh dhe sonte ka refuzuar edhe ftesën për të qenë pjesë e spektaklit Prime.

Gjatë spektaklit u bë e ditur se asaj i ishte bërë ftesë për të marrë pjesë, por ajo kishte zgjedhur të mos paraqitej.

Arsyeja e vendimit

“E kemi ftuar të vinte në Prime, por ka zgjedhur të mos jetë pjesë e spektaklit”, tha Alaudini.

Ndërkohë, u transmetua edhe klipi nga dhoma e rrëfimit, ku Beharja shpjegoi arsyen e vendimit të saj, duke theksuar se bëhet fjalë për fëmijët e saj.

“Përderisa bëhet fjalë për fëmijët e mi, normal që duhet me mendu mirë… Për fëmijët e lo pa mendu dy herë”, u shpreh ajo.

Alaudini tha se në letër ajo lexonte një raport mjekësor.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha