Në një intervistë të dhënë vite më parë për revistën “Kosovarja”, Behare Maksutaj foli për jetën familjare, bashkëshortin dhe fëmijët e saj.
Atëherë ajo tha se ishte një bashkëshorte dhe nënë e lumtur, duke e cilësuar mëmësinë si përvojën më të bukur në jetë.
Behare u bë nënë në moshë të re, gjë që e kishte përmendur edhe gjatë intervistës, sipas “Kosovares”.
Largimi nga “Big Brother VIP Kosova”
Maksutaj iu bashkua më vonë “Big Brother VIP Kosova”, por qëndroi vetëm pak më shumë se një javë në shtëpi përpara se të largohej nga gara. Në atë kohë, si arsye për largimin e saj u përmend një ngjarje e jashtëzakonshme familjare.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









