Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Veliaj i shmanget ekzaminimeve; burgu: nuk u paraqit më 23 nëntor

Veliaj i shmanget ekzaminimeve; burgu: nuk u paraqit më 23 nëntor
Foto: abcnews.al

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka sqaruar se ndërhyrja kirurgjikale e Erion Veliajt në kavilie nuk ka karakter emergjent. Në një reagim publik, institucioni ka bërë një kronologji të konsultave dhe ekzaminimeve mjekësore të kryebashkiakut, duke theksuar se mjekët specialistë kanë rekomanduar operacion, por pa konstatuar nevojën për ndërhyrje urgjente.

Ky qëndrim vjen pas debatit të ngritur nga Veliaj edhe në sallën e gjyqit, ku ai ka parashtruar nevojën për t’iu nënshtruar operacionit. Edhe SPAK, gjatë seancës gjyqësore, tha se rasti nuk përbën një urgjencë mjekësore dhe nuk është shkak për shtyrje të procesit. SPAK solli gjithashtu në vëmendje lejet e kërkuara nga Veliaj për të marrë pjesë në Asamblenë e PS, kur ende kishte të njëjtën problematikë.

Ekzaminimet në paraburgimin e Fierit

Sipas Burgjeve, që prej momentit të mbërritjes në paraburgimin e Fierit, Veliaj është ndjekur nga personeli shëndetësor, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Më 18 nëntor, Veliaj është vizituar sërish nga dy mjekë ortopedë, të cilët, pas shqyrtimit të rezonancës dhe ekzaminimeve të tjera, kanë konfirmuar nevojën për ndërhyrje kirurgjikale, por jo në kushte emergjence. Mjekët kanë vlerësuar se operacioni mund të realizohet në Spitalin Memorial të Fierit. Gjatë konsultës, sipas Burgjeve, Veliaj nuk ka kundërshtuar këtë mundësi, por ka kërkuar edhe mendimin e një mjeku të zgjedhur prej tij.

Drejtoria e Burgjeve sqaron se këtij mjeku i ishte krijuar mundësia të paraqitej në paraburgimin e Fierit më 18 nëntor për të kryer vizitën dhe për t’u njohur me kartelën mjekësore, por ai nuk është paraqitur.

Operacioni i planifikuar për 23 nëntor

Ndërkohë, pas koordinimit me Spitalin Memorial, është vendosur që ndërhyrja kirurgjikale të kryhet të hënën, më 23 nëntor. Megjithatë, Erion Veliaj nuk është paraqitur siç parashikohej.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha