Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Veliaj akuzon Ramën: negocion me prokurorët për vitet e dënimit

Veliaj akuzon Ramën: negocion me prokurorët për vitet e dënimit
Foto: gazetashqiptare.al

Në bisedën e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, Erion Veliaj ka zbardhur një fakt të rëndë, që vë në pikëpyetje edhe reformën në drejtësi.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama bën negociata me prokurorët e dosjes së tij, se sa akuza do të ketë dhe sa vite duhet të dënohet me burg.

Ai i ka thënë mikut të tij Gogu, që kishte shkuar në burg për t’i çuar mesazhet e Ramës, se është e turpshme se çfarë muhabetesh bëjnë kryeministri dhe ministri i Drejtësisë.

“- Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?

– Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?

– Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete”, thuhet në përgjigjet e Veliajt, që sipas tij, ia ka thënë Gogut në takimin e tyre në burgun e Fierit.

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha