Gjatë takimit dypalësh në Kinë, Donald Trump nënvizoi “marrëdhënien shumë të veçantë” që ka me Xi Jinping, ndërkohë që parashtroi një nga kërkesat e para të Shteteve të Bashkuara për rritjen e importeve kineze të produkteve bujqësore amerikane.
Presidenti amerikan tha se Kina ka një “oreks të pangopur” që Uashingtoni mund ta plotësojë, duke iu referuar interesit të Pekinit për mallrat amerikane.
“Do t’ju kërkoj të bëni diçka më shumë për fermerët tanë”, i tha ai homologut të tij kinez.
Duke folur për bisedën dy-orëshe të zhvilluar një natë më parë, Trump theksoi se “diskutuam shumë çështje” dhe shprehu besimin se “diçka do të dalë nga negociatat dypalëshe”.
Në të njëjtin kontekst, presidenti amerikan preku edhe konfliktin në Ukrainë, duke deklaruar se të dy liderët synojnë të japin një kontribut të përbashkët për zgjidhjen e tij.
Burimi: www.albeu.com









