Qeveria ka parashikuar një rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë vitit 2027, në një kohë kur institucioni është nën kritikë për mënyrën si ka ndërhyrë gjatë protestave të vazhdueshme kundër kryeministrit Edi Rama.
Buxheti dhe rritja e pagave
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Kuvend, njoftoi se 3.3 miliardë lekë do të shkojnë për politikën e pagave, nga e cila do të përfitojnë mijëra punonjës të Policisë së Shtetit.
Sipas ministrit, 8,174 efektivë me gradën inspektor do të përfitojnë një rritje prej 23,600 lekësh, duke përfshirë edhe efektin e vjetërsisë në punë. Për punonjësit me grada të tjera është parashikuar një rritje prej 15 mijë lekësh në muaj.
Demo e cilësoi këtë si rritjen më të lartë të pagave për efektivët e Policisë së Shtetit gjatë viteve të fundit.
Shpërblimi për efektivët në protesta
Kjo rritje ishte paralajmëruar më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi edhe shpërblimin prej 2500 eurosh për efektivët e përfshirë në protesta.
Burimi: lajmifundit.al










