Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Një e treta e pasurive të sekuestruara nuk është dorëzuar, a po përdoren nga krimi?

Një e treta e pasurive të sekuestruara nuk është dorëzuar, a po përdoren nga krimi?
Foto: lajmifundit.al

Hulumtimi i dokumenteve tregon se pika më e dobët nis pasi vendimi është marrë: te marrja fizike në dorëzim, identifikimi i saktë, ruajtja, vlerësimi dhe destinacioni përfundimtar. Rezulton se 1 mijë e 118 pasuri të sekuestruara nuk janë marrë në dorëzim, pavarësisht vendimit për sekuestro.

Një pjesë e tyre janë pronë e shtetit, pasi janë konfiskuar përfundimisht. Por, de facto, ato kanë mbetur në duart e personave të pasur dhe me ndikim. Kjo do të thotë se këto prona vazhdojnë të pasurojnë rrjetet kriminale, ndërkohë që institucionet nuk i kontrollojnë dot.

“Rezultojnë gjithsej 3.618 pasuri të sekuestruara, nga të cilat 2.500 pasuri janë marrë në dorëzim nga AAPSK-ja, ndërsa 1.118 pasuri ende nuk janë marrë në dorëzim. Në kuadër të ekzekutimeve të vendimeve për konfiskimin e pasurive, rezulton se janë gjithsej 1.033 pasuri.”

Lufta kundër parasë kriminale si çështje demokracie

“E para dhe kryesorja, duhet theksuar që lufta kundër parasë kriminale nuk është thjesht një luftë kundër një grupi të caktuar njerëzish; është luftë për demokracinë, sepse paraja kriminale dëmton rëndë demokracinë. Ne i dimë rastet e shumë politikanëve që u promovuan dhe dekriminalizimi i nxori jashtë”, u shpreh Arben Malaj, ekspert ekonomie.

Pasaktësitë në dokumentacionin e pronave

Marrja në dorëzim e pasurisë kur prona sekuestrohet është një proces kompleks, që shpesh shoqërohet me pasaktësi rreth pronës dhe pronarit. Sipas të dhënave zyrtare dhe detajeve që paraqiten në dokumente, specifikimi i të dhënave të pasurisë shfaq emra të ndryshëm dhe tjetërsime prone para konfiskimit.

“Krijon probleme të ndryshme, sepse, e para, e dënon personin paraprakisht, ndërsa sekuestroja nuk mund të kthehet kurrë në një dënim paraprak të personit; konfiskimi është dënimi që merr personi…”, u shpreh ish-prokurori Florian Bonjaku.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha