Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Tiranë: 3 të arrestuar dhe 18 nën hetim pas protestës së dhunshme

Tiranë: 3 të arrestuar dhe 18 nën hetim pas protestës së dhunshme
Foto: shqiptarja.com

Tre persona, një prej të cilëve i mitur, janë arrestuar për aktet e dhunshme gjatë protestës së së shtunës. Sipas policisë, protestuesit, 33, 23 dhe 15 vjeç, kanë thyer trafikndarëset, stendat e reklamave dhe stacionet e autobusëve urbanë, dhe nuk iu janë bindur urdhrave të policisë.

18 të tjerë janë vendosur nën hetim.

Policia ka gjobitur 44 protestues, dy prej tyre me masën 500 000 lekë (të reja).

Njoftimi i policisë

Në Tiranë janë arrestuar 3 shtetas dhe 18 të tjerë janë procedua penalisht për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm.

Janë vendosur 44 masa administrative, në bazë të Aktit Normativ, dy prej tyre me vlerë 500 000 lekë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan:

  • E. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”;
  • I. R., 23 vjeç, pasi gjatë shoqërimit në komisariat ka goditur një punonjës policie gjatë detyrës;
  • Një i mitur, 15 vjeç, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”.

Gjithashtu, 18 shtetas të tjerë u procedua penalisht.

Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, pika 2 e nenit 24/1, janë plotësuar 44 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative gjatë tubimit të djeshëm, dy prej të cilave janë me vlerë 500 000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha