Shtatë gra kanë raportuar se u sulmuan seksualisht brenda një periudhe prej vetëm 30 minutash pranë Universitetit të Huddersfield në Britaninë e Madhe.
Sipas policisë, incidentet ndodhën të martën, 10 nëntorit, midis orës 18:00 dhe 18:30, pranë ambienteve universitare. Një person dyshohet se u është afruar grave dhe i ka prekur ato në mënyrë të papërshtatshme, por të shtatat arritën të largohen.
Arrestimi dhe hetimi
Pasi shërbimi i sigurisë së universitetit njoftoi policinë, forcat e rendit ndërhynë menjëherë dhe arrestuan një 29-vjeçar, të dyshuar për sulme seksuale. Ai ndodhet në paraburgim për t’u marrë në pyetje.
Inspektorja Sarah Bradley tha se policia e kupton shqetësimin e krijuar në komunitet dhe po bashkëpunon ngushtë me universitetin për të mbështetur viktimat dhe për të garantuar sigurinë e studentëve. Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet vazhdojnë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve me informacion të kontaktojnë policinë.
Burimi: lajmifundit.al










