Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Shqipëria Bashkë: Ministri Demo i fton qytetarët të qëndrojnë të bashkuar

Shqipëria Bashkë: Ministri Demo i fton qytetarët të qëndrojnë të bashkuar
Foto: tirananews.al

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka ndarë sot një mesazh përbashkues për të gjithë qytetarët, duke kujtuar se Policia e Shtetit dhe qytetarët janë bashkë në të njëjtin front në ruajtjen e sigurisë publike dhe forcimin e shtetit ligjor.

Përmes një videoje emocionale të publikuar në rrjetet sociale, ministri përcjell momente të përditshme bashkëpunimi dhe besimi mes uniformave blu dhe qytetarëve. Nga përshëndetjet e punonjësve të policisë për fëmijët që shkojnë në kopësh apo shkollë, deri te efektivët me uniformë në krye të detyrës, në shërbim të qytetarëve.

Besimi dhe respekti si themel

Mesazhi vë në pah rëndësinë e besimit, respektit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes Policisë dhe komunitetit. Këto vlera, sipas tij, kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt për të gjithë.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha