Të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Live me Luizin”, Keisi Medini dhe Sabiani kanë folur për raportin që kanë mes tyre, si babë e bijë.
Por kjo e fundit nuk e la pa një shaka “sikletuese” të atin. Ajo kishte përgatitur një kuti me dy këpucë të vogla dhe i dha “lajmin” se është shtatzënë. Këngëtari duket se e njeh mjaft mirë të bijën dhe nuk e besoi shakanë, edhe pse u vu në siklet dhe iu desh të pinte pak ujë.
“Janë për maçokun e Keisit, i ka për Vitin e Ri”, tha Sabiani duke qeshur.
“Pse nuk e beson ti?”, iu përgjigj vajza e tij.
“Mos u lodh kot, mos e thuaj fare”, tha ai duke qeshur, ndërsa shtoi se edhe nëse do të ishte shtatzënë, nuk do të kishte asnjë problem.
“O gjigand, ma ndien shpirti mua”, shtoi me humor këngëtari.
Burimi: bordo.al









