Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama fton sërish protestuesit në dialog

Rama fton sërish protestuesit në dialog
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka rinovuar sot ftesën për dialog ndaj studentëve që protestuan, duke theksuar gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për t’u marrë me shqetësimet e ngritura.

Sofra e dialogut para kryeministrisë

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë e vendosur para godinës së kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog”.

Ai ndau gjithashtu disa foto nga sofra e gurtë e dialogut, duke shkruar se tashmë ky “vend është kthyer në destinacion turistik”.

Platforma “Fol me Kryeministrin”

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi një tjetër hapësirë ndërveprimi me qytetarët, “Fol me Kryeministrin”, si një platformë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë.

Duke iu referuar klimës së protestave dhe vështirësive në zhvillimin e dialogut, Kryeministri tha se teknologjia krijon një mundësi të re për komunikim të drejtpërdrejtë dhe shkëmbim informacioni e opinionesh, përmes një skuadre të dedikuar që do të ndjekë ndërveprimet në platformë.

/m.q/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha