Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Petraj: Dhuna dhe kërkesat e palogjikshme e shkatërruan protestën

Petraj: Dhuna dhe kërkesat e palogjikshme e shkatërruan protestën
Foto: abcnews.al

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News Albania, ka folur për zhvillimet rreth protestave të opozitës dhe rolin e Sali Berishës në to. Sipas Petrajt, protesta ka mbyllur ciklin e saj, dhe tubimet e thirrura tani shërbejnë vetëm për të mbajtur të angazhuar elektoratin deri në ditën e zgjedhjeve, pasi u dobësuan nga dhuna dhe kërkesat e paqarta politike.

Ecuria e protestave dhe qëndrimi i Petrajt

I pyetur në studio për ecurinë e revoltës dhe lëvizjet e Berishës me protestat, Petraj bëri një analizë të drejtpërdrejtë:

“Protesta e mbylli ciklin e vet. Protesta në Shqipëri e kaloi atë fazën e rënies, gjë për të cilën të gjithë jemi dëshmitarë që nuk duhej të binte, sidomos duhej të organizohej ditët e para, dhe nuk u organizua.

Do të mblidhen, por kjo është vetëm sa për të mbajtur me oksigjen atë pjesë të elektoratit që duhet ta kenë të angazhuar deri në zgjedhje. Asgjë më tepër nuk është kjo. Është një formë shprese që duhet t’i japin elektoratit: ‘ne do të ndryshojmë, ja do vijmë në pushtet, do vijmë këtu, do vijmë atje’. Kjo është marrëdhënia për të cilën thirren edhe këto protesta.”

Dhuna dhe kërkesat e opozitës

Sipas Petrajt, protestën e shkatërroi dhuna, si dhe thirrjet dhe kërkesat e palogjikshme, të cilat nuk ishin brenda rregullave dhe kodeve normale politike. Ai theksoi se disa prej këtyre kërkesave mund të ishin marrë parasysh nga Edi Rama, por jo në formën në të cilën u paraqitën.

“Këta e filluan historinë nga fundi, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës… dhe kjo protestë e nxori më të fuqishëm Ramën, e forcoi më shumë Ramën dhe forcoi më shumë PS-në”, tha Petraj.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha