Mbi 85 deri në 90 për qind e barnave nga lista esenciale janë në dispozicion në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa mungesat e disa medikamenteve gjatë këtij viti kanë qenë të përkohshme dhe të menaxhueshme, ka deklaruar drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Kurtishi ka thënë se në periudha të caktuara ka pasur mungesa të disa barnave, kryesisht të atyre që janë futur për herë të parë në listën esenciale dhe për të cilat kërkesa ka qenë më e madhe sesa planifikimet fillestare.
Ai ka bërë të ditur se në raste të caktuara pacientët kanë pasur vonesa në marrjen e terapisë prej shtatë deri në nëntë javësh, ndërsa furnizimi me disa medikamente është vonuar edhe për dy deri në tri javë ose një muaj.
Menaxhimi i mungesave
“Kur sot flasim, ne kemi shumicën e barnave do të thotë në klinikë, mos të themi më shumë se 85-90% të asaj që është pjesë e listës esenciale, prejashtim te barnave që nuk kanë pasur autorizim marketing, dhe është e vërtetë do të në periudha të caktuara me këtë këtë vit, pra kemi pasur mungesa të parakohshme të disa medikamenteve, po ne vazhdimisht i kemi përcjellë shumë afër pacientët dhe e kemi vlerësuar situatën korrekte të pacientit dhe mbas asaj edhe e kemi rekomanduar dhe udhëzuar trajtimin e mëtejmë. Dhe në rastet kur është ka qenë e nevojshme që kjo ndërprerje pastaj të kompensohet ose të merret nga vetë pacienti të sigurojë barnë, ne i kemi udhëzuar, po ka pasur raste edhe kur ka pasur mundësi që ata të kenë do të thotë shtyrje të terapisë për një periudhë të caktuar kohore, por gjithmonë duke qenë në kontakt të ngushtë, duke i përcjellë pacientit dhe duke dhënë rekomandimet e duura sipas gjendjes aktuale të pacientit në mënyrë që situata dhe trajtimi të jetë i sëmundjes korrekte dhe sipas protokolleve dhe udhëzimeve çfarë e duhet të jenë”, tha ai.
Kurtishi ka shpjeguar se mungesat janë paraqitur kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës për disa barna të reja, ndërsa ka thënë se klinika ka përshtatur trajtimin e pacientëve sipas gjendjes së tyre dhe protokolleve mjekësore.
“Mungesat herë pas here janë bërë me disa barna të cilat ne i kemi futur për herë të parë në listë esenciale dhe barna të cilat do të kanë pasur një frekuencë ose një prevalencë ndoshta më të madhe dhe kërkesë më të madhe për këto barna, meqë se janë futur për herë të parë dhe ne sadoqë kemi bërë ato planifikimet dhe rekomandimet e listës esenciale të barnave, me qëllim që të gjithë pacientët që kanë nevojë të marrin terapi, ne pastaj kemi rritur numrin e pacientëve dhe të gjithë ata pacientë që kanë pasur nevojë për këto barna i kanë marrë për dhjetë muaj, jo për dymbëdhjetë, por për dhjetë muaj, shumica nga ata, varësisht periudhës kur janë futur ata në trajtim, dhe do të një periudhë prej shtatë-tetë javë, nëntë javë, por ka pasur një vonësë, por gjithmonë duke pasur parasysh do të thotë si ilaç i cili merret, ka dhe kohën e gjysmëeliminimit, ka dhe dozimin se çfarë është në raste të caktuara, mund të zvogëlojmë dozën me qëllim të menaxhimit të sëmundjes dhe pastaj prapë ta normalizojmë, kemi me bërë menaxhim sipas situatës”, theksoi Kurtishi.
Ai ka shtuar se vonesa në furnizim ka pasur edhe nga operatorët ekonomikë që sjellin barnat në klinikë, por ka vlerësuar se situata e përgjithshme është e menaxhueshme.
“Dhe ajo që mund të themi do të thotë ka pasur raste edhe kur furnizimi me këto barna është vonuar ndoshta për një periudhë dy-tre javë ose një muaj dhe nga vetë operatorët të cilët e kanë sjellë me një vonësi barin në klinikë. Por marrë përgjithësisht situata është normale, situata është e menaxhueshme dhe pacientët marrin, me mijëra pacientë trajtohen në klinikën e onkologjisë gjatë një jave, me kapacitet të plotë dhe më shumë ndoshta se 1200 pacientë ndoshta ndonjë javë marrin trajtim onkologjik, vetëm në shërbimin e radioterapisë dhe më shumë se 130 deri 150 pacientë në ditë marrin shërbimet radioterapeutike që janë shumë të sofistikuara, të veçanta, dhe shërbime të braiterapisë, më shumë se 15 pacientë në javë, që është një, të themi një gjë shumë pozitive dhe një trajtim mjaft modern i sëmundjeve malinje të organeve gjenitale, po në një kohë, do të thotë për hir të korrektsisë, ne i marrim edhe me rastet paliative”, tha ai.
Numri i rasteve të reja
Sa i përket numrit të rasteve të reja me kancer, drejtori i Onkologjisë ka thënë se deri në tetor të vitit 2026 klinika ka regjistruar rreth 1 mijë e 700 raste, shifër e përafërt me dy vitet paraprake.
Sipas tij, të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për vitin 2025 tregojnë mbi 3 mijë e 600 raste, ndërsa ai ka sqaruar se bëhet fjalë për të dhënat e Kancer Regjistrit Nacional, të cilat dallojnë nga ato të regjistrit klinik të Onkologjisë.
“Vitin 2026, pra deri në tetor të këtij viti, ne kemi regjistruar në Kancer Regjistrin Klinik një numër të njëjtë të rasteve të reja në krahasim me vitin 2025 dhe 2024, dhe është një trend stabil, që e mendojmë që deri në fund të vitit do të kemi përafërsisht numër të njëjtë, dhe kjo është gjë shumë pozitive, pasi që kemi një kontroll të sëmundjeve malinje. Por të dhënat e klinikës së onkologjisë, normalisht, janë ato të cilat ne i raportojmë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të cilët janë zyrtare, dhe të cilat janë të nxjerra prej Kancer Regjistrit Nacional, edhe aty kemi të dhëna, shifra të cilat janë prezantuar, do të thotë, javëve të kaluara, që vitin 2025, ne ose Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar më shumë se 3600 raste, kurse ne në Kancer Regjistrin Klinik, deri në këto momente kur flasim, kemi regjistruar rreth 1700 raste, që është përafërsisht e njëjtë me vitin 2025, dhe është incidenca më e ulët në rajon, në krahasim, nëse marrim për bazë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut ose Malin e Zi, pra kemi shumë më pak sa ato vende”, potencoi ai.
Megjithatë, Kurtishi ka shprehur shqetësim për paraqitjen e rasteve të reja me kancer edhe te grup moshat më të reja, përfshirë personat e moshës 30 deri në 50 vjeç. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos neglizhojnë shqetësimet shëndetësore dhe t’i kryejnë kontrollet sipas rekomandimeve të mjekëve.
“Por ajo që neve na brengos një farë forme është ai grupacioni i veçantë i pacientëve të moshës ndërmjet 50 vjet ose një trageti i ri ndërmjet moshës 30-40, 40-50, kur ka tendencë që të regjistrojmë ose të lajmërojmë raste të reja me kancer në këto mosha, dhe kjo tregon për një sjellje tjetër të tumoreve, një gjenezë, një biologji tjetër, e cila është diçka e re jo në Kosovë, po në vende të rajonit dhe në Evropë, botë, dhe kjo duhet të ketë kujdes më shumë, të kemi më shumë kujdes, më shumë vëmendje, të kemi edukatë më të mirë dhe të mos neglizhojmë do të thotë rastet kur lajmërohen ndryshimet, ose kur kemi shqetësime të cilat nuk na lënë rehat dhe ne nuk mos të lajmërohemi te mjeku, po të vazhdojmë dhe të bëjmë kontrollet e duura, e ajo më e rëndësishmja pra është të bëjmë ekzaminimet sipas rekomandimeve të mjekëve në mosha të caktuara, dhe kjo do të bëjë pastaj edhe zbulimin e sëmundjeve më herët, kur nuk ka shenja dhe simptome sëmundja dhe kur është trajtimi, nëse eventualisht diagnostikohet, është më i lehtë”, tha ai.
Llojet më të shpeshta të kancerit
Duke folur për llojet më të shpeshta të sëmundjeve malinje, ai ka thënë se te gratë dominon kanceri i gjirit, ndërsa te burrat kanceri i mushkërive. Pas tyre renditen kanceret e zorrës së trashë dhe tumoret e organeve gjenitale, veçanërisht te gratë.
“Dominon në Kosovë si në vende të tjera, kanceri i gjirit te femrat, por edhe si grupacion i veçantë në grupin e gjithë tumoreve. Pastaj te meshkujt, rendi i parë është kanceri i mushkërive, edhe pas këtyre dy llojeve të tumoreve, tumore shumë të shpeshta do të thotë janë kanceret e zorrës së trashë, pra rektumit dhe kolorektal, kolonit, pastaj si një në përqindje të konsiderueshme vijnë edhe tumoret e organeve gjenitale, sidomos te femrat, kanceri i qafës së mitrës, mitrës, vezoreve”, tha ai.
Ai ka përmendur edhe disa lloje të tjera të tumoreve që, sipas të dhënave të klinikës, kanë shënuar tendencë rritjeje.
“Edhe këtu do të thotë do të kemi një grupacion të veçantë të tumoreve, të cilët kohëve të fundit kanë tendencë në rritje, si janë tumoret e pankreasit, lukthit, pastaj tumoret te djemtë e rinj, tumoret e testiseve, apo tumoret e trurit, kokëqafës, dhe në këtë mënyrë në përgjithësi, pra kemi një shpërndarje të tillë të sëmundjeve malinje në bazë të Kancer Regjistrit të Klinikës së Onkologjisë, edhe kjo mbetet të jetë e njëjtë, pra një trend stabil dhe e njëjtë në përqindje me vitet paraprake, që neve tash na vënë në një situatë kur ne mund të kemi pra një informatë dhe një hartëzim më të mirë të këtyre sëmundjeve, si dhe përqindje të këtyre sëmundjeve në lokacione të ndryshme të Republikës”, potencoi ai.
Burimi: ekonomiaonline.com










