Pas vrasjes së 17-vjeçares Biljana Kiriq nga i dashuri i saj në Bogdancë, në Shkup u zhvillua një protestë kundër dhunës ndaj grave.
Pjesëmarrësit kërkuan ndëshkimin e institucioneve për dështimet e tyre, miratimin urgjent të ndryshimeve ligjore që synojnë mbrojtjen nga dhuna dhe largimin e zyrtarëve publikë që e justifikojnë ose e paraqesin dhunën ndaj grave si diçka normale.
Kërkesat e protestuesve
“Për çdo dështim kërkojmë të bëhen të ditur emrat, të përcaktohet përgjegjësia dhe të vendosen sanksione. Gjithashtu kërkojmë që ndryshimet ligjore për mbrojtjen nga dhuna të dorëzohen dhe të miratohen me urgjencë”, u shpreh njëra prej protestueseve.
Sipas saj, përpjekjet për të luftuar dhunën me bazë gjinore nuk mund të japin rezultat për sa kohë shoqëria dhe institucionet pengojnë identifikimin dhe trajtimin e kësaj dukurie.
Thirrje për largimin e zyrtarëve
“Nuk mund të luftojmë dhunën me bazë gjinore ndërkohë që mohojmë ekzistencën e saj. Duhet të shkarkohen ata që bëjnë thirrje për kontrollin e grave, e arsyetojnë dhunën ose kontribuojnë në normalizimin e saj”, deklaroi ajo.
Burimi: www.albeu.com









