Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Erdogan thërret për zgjidhje diplomatike të krizave me Iranin dhe Ukrainën

Erdogan thërret për zgjidhje diplomatike të krizave me Iranin dhe Ukrainën
Foto: ata.gov.al

STAMBOLLI, 8 nëntor /ATSH/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë së cilës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, si dhe zhvillimet e fundit në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, njofton agjencia “Anadolu”.

Marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet ndërkombëtare

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan shprehu bindjen se bashkëpunimi mes Turqisë dhe SHBA-së do të vazhdojë të forcohet. Ai theksoi se të dyja palët do të punojnë për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme marrëdhënieve në periudhën e ardhshme.

Situata mes SHBA-së dhe Iranit

Një nga çështjet kryesore të diskutimit ishte situata mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Presidenti turk theksoi se tensionet mes dy vendeve duhet të marrin fund dhe se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes diplomacisë.

Ai nënvizoi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për të kontribuar në vendosjen e paqes dhe në uljen e tensioneve mes palëve.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha