Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Luna bëri një prapësi fëmijërie, mami Kiara nuk u kënaqi

Luna bëri një prapësi fëmijërie, mami Kiara nuk u kënaqi
Foto: bordo.al

Një shaka klasike e fëmijërisë, sapo e bëri edhe Luna! Rezultati nuk i pëlqeu aspak nënës Kiara!

Luna bëri një prapësi fëmijërie, mami Kiara nuk u kënaqi

Gafa e vogëlushes

Fëmijëria është e mbushur me shaka nga më të ndryshmet, dhe duket se Luna, vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, ka vendosur t’i bëjë nënës një surprizë jo fort të këndshme. Vogëlushja ka ngjitur çamçakëz në flokët e saj, duke e vënë Kiarën përballë një situate aspak të lehtë.

Përmes një postimi në Instagram, Kiara ka treguar gafën e fundit të vogëlushes. “Na trego gafën më të madhe që ka bërë Luna”, e pyet një prej ndjekësve moderatorën.

Rezultati i prapësisë

“Ja, këto ditë ngjiti çamçakëzin te flokët dhe u detyruam t’i bëjmë një haircut. Mos më pyesni nëse qava”, shkruan Kiara në Instastory, duke e shoqëruar përgjigjen me një foto të Lunës dhe rezultatit të shakasë së saj.

Luna bëri një prapësi fëmijërie, mami Kiara nuk u kënaqi

Një shaka që me siguri shumë prej nesh e kanë provuar në fëmijëri, por që këtë herë i ka kushtuar paksa shtrenjtë modelit të flokëve të vogëlushes Ejlli, duke i zhdukur për ca kohë kaçurrelat e bukura.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha