Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama takohet me Ali Ahmetin për bashkëpunimin shqiptaro-europian

Rama takohet me Ali Ahmetin për bashkëpunimin shqiptaro-europian
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas ceremonisë së përurimit të sistemit “One Stop Shop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti bëri të ditur se me kryeministrin Rama diskutuan për çështje me interes të përbashkët kombëtar.

“Me Edin, si gjithmonë, biseduam vëllazërisht, hapur dhe me përkushtim për çështjet me interes të përbashkët për kombin tonë shqiptar, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, për perspektivën evropiane, partneritetin në kuadër të NATO-s dhe përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave me të cilat përballemi”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se “ky takim merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se zhvillohet më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë”.

Thirrje për bashkim dhe bashkëpunim

“Këto ditë të Nëntorit të Madh na rikujtojnë rrugëtimin tonë historik, sakrificat ndër breza dhe rëndësinë e bashkimit rreth gjuhës, flamurit dhe interesave tona kombëtare. Shqiptarët, kudo që jetojnë, kanë arsye dhe përgjegjësi të ndërtojnë ura bashkëpunimi, të forcojnë lidhjet ndërmjet tyre dhe të kontribuojnë së bashku për një të ardhme evropiane, të sigurt dhe me perspektivë”, tha Ahmeti.

Rama takohet me Ali Ahmetin për bashkëpunimin shqiptaro-europian
Rama takohet me Ali Ahmetin për bashkëpunimin shqiptaro-europian
Rama takohet me Ali Ahmetin për bashkëpunimin shqiptaro-europian
Rama takohet me Ali Ahmetin për bashkëpunimin shqiptaro-europian
Rama takohet me Ali Ahmetin për bashkëpunimin shqiptaro-europian

1 nga 6


/k.s/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha