Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama publikon video nga takimi me studentët dhe tregon çfarë u fol

Rama publikon video nga takimi me studentët dhe tregon çfarë u fol
Foto: lajmifundit.al

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një videokartolinë nga takimi dhe bashkëbisedimi me një grup studentësh, të cilët, siç shprehet ai, besojnë te protesta paqësore dhe jo te përdorimi i gurëve.

Mesazhi i kryeministrit

Në postimin e tij, kreu i qeverisë falënderon edhe drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodon, për punën e bërë në afrimin e të rinjve, pavarësisht bindjeve të tyre, ndërsa përcjell edhe një urim për fundjavë të qetë.

Dialogu me studentët

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë🙏”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha