Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama në Paris: Protesta u nisën për Kushnerin, pastaj u shndërruan në dhunë

Rama në Paris: Protesta u nisën për Kushnerin, pastaj u shndërruan në dhunë
Foto: gazetadita.al

Po zhvillohet pasditen e sotme Forumi i Paqes në Musée de l’Homme në Paris, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama, i cili u prit me lëvdata për shkak të ecurisë së anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në fjalën e tij u theksua se vendi ynë ka ecur me hapa mjaft të mirë.

“Ju e dini se Shqipëria është një nga dy vendet që do të anëtarësohet më shpejt se vendet e tjera në BE, mundet dhe më shpejt se 2030”, tha prezantuesja e forumit.

Protesta e të rinjve dhe qëndrimi i Ramës

Më tej, biseda me kryeministrin Rama u përqendrua te protesta e të rinjve, që prej muajsh kanë mbushur rrugët e Tiranës. Sipas Ramës, e gjitha nisi pas tubimit të quajtur “Revolucioni Flamingo”, ku protesta u zhvillua kundër investimeve strategjike në Zvërnec.

Kryeministri tha se në fillim, në muajin qershor, numri i protestuesve ka qenë më i lartë dhe njerëzit kanë qenë të qartë me kërkesat e tyre. Së fundmi, sipas tij, numri i pjesëmarrësve ka rënë, ndërsa protesta është bërë më e ndërlikuar, pasi kërkesat e qytetarëve lidhen me të gjitha fushat, duke krijuar paqartësi.

“Një dallim mes asaj që ka ndodhur në fillim të qershorit, kur pamë një numër mjaft të madh njerëzish nga të gjitha fushat e jetës që shprehnin shqetësime, të cilat erdhën si rrjedhojë e projektit të famshëm ose famëkeq që lidhet me Jared Kushner. Ishte si një lloj shamije apo flamuri të keq që nxiti zemërimin.

Nga kjo, pastaj, mbeti një numër shumë i vogël protestuesish, të cilët më vonë e përshkallëzuan në dhunë. Kjo nuk është e pranueshme dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që ishte në fillim. Është një protestë e ndërlikuar në mbarë Evropën, që do ta cilësoja si përplasje mes botës reale dhe asaj sociale.

Mendoj se kudo dhe kurdo ka një protestë për arsye që duhen reflektuar dhe menduar. Sfondi i kësaj proteste është kompleks, ka një mori çështjesh që janë si një tenxhere që zien gjithçka, nga shqetësimet e përgjithshme për mjedisin deri te gjepurat antisemite të nxitura nga armiqtë.”, tha Rama.

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha