Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

KQZ pranon nënshkrimet e banorëve të Poliçanit për referendum kundër shkrirjes me Beratin

KQZ pranon nënshkrimet e banorëve të Poliçanit për referendum kundër shkrirjes me Beratin
Foto: shqiptarja.com

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar firmat për mbajtjen e një referendumi në Poliçan, banorët e së cilit janë kundër shkrirjes së bashkisë së tyre.

Tani, grupi nismëtar do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vendosë nëse referendumi do të mbahet apo jo.

Vendimi i gjykatës dhe roli i Presidentit

Nëse gjykata vendos për mbajtjen e referendumit, atëherë Presidenti Bajram Begaj do të caktojë datën e mbajtjes së tij. Nëse gjykata vendos të kundërtën, shpresa e banorëve të Poliçanit për bashkinë e tyre do të marrë fund.

Kushtet për fitoren në referendum

Sipas ligjit aktual, alternativa fituese duhet të marrë shumicën e votave të vlefshme, dhe votat në favor të saj duhet të përbëjnë të paktën 1/3 (33,33%) të zgjedhësve të regjistruar.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha