Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Parlamenti Europian kërkon zgjedhje të lira, Këlliçi thotë se Rama duhet larguar

Parlamenti Europian kërkon zgjedhje të lira, Këlliçi thotë se Rama duhet larguar
Foto: gazetashqiptare.al

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Evropian lidhur me situatën politike në Shqipëri.

Këlliçi i cilëson deklaratat e eurodeputetëve, veçanërisht ato të kreut të Komisionit të Jashtëm, David McAllister, si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe propagandës së tij.

LEXO EDHE:
Veliaj kërkon fjalën, Rama i refuzon kërkesën për të marrë pjesë në Asamble: Merru me organet e …

Sipas Këlliçit, në Bruksel u evidentuan korrupsioni, padrejtësitë dhe brutaliteti policor si shkaqet e revoltës qytetare, ndërsa propaganda e qeverisë për agjentë të huaj dhe skenarë destabilizues nuk qëndron.

Ai thekson se zgjidhja e krizës politike kalon përmes largimit të Ramës, krijimit të një qeverie teknike dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Postimi i plotë

Parlamenti Evropian rrëzon Ramën bashkë me propagandën e tij banale!

Qëndrimet sot të anëtarëve të Parlamentit Evropian e në veçanti të kreut të Komisionit të Jashtëm, David McAllister, ishin një goditje direkte për Edi Ramën, qeverisjen e tij dhe rrëzim i propagandës.

Ata njohën korrupsionin, padrejtësitë, arrogancën dhe brutalitetin policor të qeverisë si burimin e revoltës dhe protestave në vend.

Skenari propagandistik i Edi Ramës me agjentë të huaj, me lëvizje Antifa, apo me puçistë të brendshëm, nuk pi ujë askund!

Janë aferat e tij, korrupsioni në çdo sektor dhe inkriminimi që e kanë futur Shqipërinë në krizë.

Sot nga Brukseli ka ardhur mesazhi i qartë dhe pa ekuivok, se për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet larguar Rama.

PE njohu sot realitetin siç është dhe ofroi zgjidhje: Qeveri teknike, zgjedhje të lira e të ndershme!

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha