Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kartela mjekësore e Erion Vishkullit nga Italia dorëzohet në Prokurori

Kartela mjekësore e Erion Vishkullit nga Italia dorëzohet në Prokurori
Foto: lajmifundit.al

Erjon Vishkulli ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kartelën mjekësore të lëshuar nga mjekët italianë, ku ai iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale pas plagosjes në sy gjatë një proteste në kryeqytet.

Megjithatë, grupi hetimor nuk ka arritur ende të përcaktojë nëse i riu u dëmtua nga një plumb gome. Sipas mediave, dokumentacioni mjekësor është administruar nga Prokuroria, por hetuesit kanë paqartësi lidhur me përshkrimin në kartelë, ku përmendet plumb gome.

Ata po verifikojnë nëse ky përcaktim është bazuar në pretendimet e familjarëve në momentin e regjistrimit të 28-vjeçarit në spital, apo nëse përbën një konstatim përfundimtar të mjekëve italianë.

Për këtë arsye, Prokuroria është në pritje të përgjigjes së letërrogatores nga autoritetet italiane, për të sqaruar përfundimisht natyrën e dëmtimit dhe rrethanat e plagosjes.

Dëshmia para grupit hetimor

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij para grupit hetimor, Vishkulli ka rrëfyer se kishte dalë në protestë dhe ka shpjeguar vendin ku ndodhej në momentin e incidentit, si dhe rrezikun me të cilin u përball pas goditjes.

Kartela mjekësore e Erion Vishkullit nga Italia dorëzohet në Prokurori

“Më gjuajtën në kokë dhe dëmtimi ishte serioz, kërcënues për jetën”, ka deklaruar 28-vjeçari gjatë dëshmisë së tij.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha