Policia ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme gazetarin holandez, Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhje të pushtetit me sektorin e ndërtimit.
Jo vetëm kaq, policia ka goditur me spraj me piper në sy edhe aktivisten Alisa Braho e cila ka filmuar shoqërimin e gazetarit të njohur.
Analiza mbi “The Albanian Files”
Kujtojmë se së fundmi Vincent van Gerven Oei analizoi përmbajtjen e “The Albanian Files”, duke ngritur shqetësime për ndikimin e kryeministrit Edi Rama dhe parave të drogës në sektorin e ndërtimit.
Sipas analizës së tij, Shqipëria është kthyer në një terren ku studio të shumta të huaja gjejnë hapësirë të madhe veprimi dhe liri të plotë për projektet e tyre.
j.l./ dita
Burimi: gazetadita.al










