Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protestuesit hedhin topa futbolli drejt Kryeministrisë

Protestuesit hedhin topa futbolli drejt Kryeministrisë
Foto: shqiptarja.com

Edhe këtë të dielë, disa protestues, megjithëse të paktë në numër, u mblodhën përpara Kryeministrisë.

Protesta, e cila zgjati pak, nuk shënoi incidente të mëdha, me përjashtim të një episodi ku disa të rinj me maska hodhën topa futbolli drejt godinës së Kryeministrisë.

Protesta kombëtare me pjesëmarrje të kufizuar

Vetëm një ditë më parë, protestuesit kishin thirrur për një protestë kombëtare, por thirrjes iu përgjigj një numër i vogël njerëzish, të cilët marshuan nëpër rrugët e Tiranës për rreth katër orë e gjysmë.

Aktet vandale në qytet

Një grup me maska rikthyen aktet vandale në qytet, duke djegur kosha mbeturinash, duke shkulur trotuare dhe duke thyer disa reklama. Para Kryeministrisë, një grup me maska u përpoq të thyejë derën e kryesisë së Kuvendit.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha