PRISHTINË, 9 nëntor/ATSH/ Rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit bilateral ishin temat kryesore të një takimi ndërmjet presidentes Justina Shiroka-Pula dhe ambasadorit të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, i zhvilluar sot në Presidencë.
Mirënjohja për mbështetjen e Italisë
Presidentja Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, si dhe për përpjekjet e saj për forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit.
Ajo vlerësoi kontributin e Italisë në mbështetjen e zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të partneritetit dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, raporton KosovaPress.
Burimi: ata.gov.al









