Pak ditë pas shpalljes zyrtare të rezultateve, përfaqësuesit e Listës së Studentëve, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit në Serbi, kanë vizituar Manastirin e Graçanicës, Manastirin e Deçanit dhe disa objekte fetare në Prizren.
Vlerësimi i gazetares për qeverinë e re serbe
Gazetarja nga Preshevë, Ardita Behluli, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe ndikimin e tyre te komuniteti serb në Kosovë. Sipas Behlulit, qeveria e re në Serbi nuk paraqet asnjë ndryshim nga ajo e Vuçiçit.
Behluli u shpreh se tashmë po ngushtohet hapësira politike dhe po shtohet presioni ndërkombëtar ndaj tyre. Sipas saj, serbët në Kosovë kanë funksionuar deri tani mes dy karrigeve, duke përfituar fonde, paga dhe pensione nga të dyja palët.
“Qeveria e re nuk ka asnjë ndryshim nga Vuçiçi.
Presioni ndaj serbëve në Kosovë
Serbët që jetojnë në Kosovë janë në pozicionin më të favorshëm, sepse kanë qenë të dëgjueshëm ndaj ish-presidentit Vuçiç në çdo lëvizje shahu karshi qeverisë së Kosovës. Tani po ngushtohet hapësira politike dhe presioni që po u bëhet atyre nga faktori ndërkombëtar. Serbët, fatkeqësisht, deri tani kanë funksionuar me dy karrige, në Kosovë dhe Serbi, kanë siguruar fonde, paga, pensione dhe janë në një pozitë jo të favorshme.
Lëvizja studentore ka treguar mospërputhje dhe mosmbështetje ndaj serbëve në Kosovë dhe është një vijë e kuqe që i ndan të dyja. Lëvizja studentore ka treguar se është e gatshme të ulet në tryezën e bisedimeve me Prishtinën. Më datë 4 nëntor patën një takim me Marta Kos.
Një ndër sfidat kryesore të Serbisë është dialogu me Kosovën.”
Burimi: abcnews.al










