Një skemë e mirëplanifikuar mashtrimi me fondet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ka vënë në shënjestër të drejtësisë gjermane një familje me origjinë nga Kosova, e cila menaxhonte disa ndërmarrje në sektorin e ndërtimit.
Vërtetime mjekësore të rreme
Sipas dyshimeve të ngritura nga organet hetimore, skema funksiononte përmes pajisjes së punëtorëve me vërtetime të rreme mjekësore për paaftësi në punë. Edhe pse zyrtarisht figuronin në pushim mjekësor, punonjësit vazhdonin punën e rregullt në kantiere, duke i lejuar kompanitë të përfitonin në mënyrë të paligjshme shuma të mëdha parash nga skemat shtetërore.
Përfshirja e mjekëve
Në këtë veprimtari të paligjshme dyshohet se janë përfshirë edhe dy mjekë vendas, 74 dhe 72 vjeç. Hetimet tregojnë se njëri prej tyre merrte një shpërblim prej 250 eurosh për çdo raport mjekësor të lëshuar pa bazë reale.
Dëshmitë e grumbulluara nga ish-punonjësit zbulojnë se kartelat shëndetësore grumbullohreshin para fillimit të orarit të punës, ndërsa punëtorët dërgoheshin te mjekët për të marrë dokumentacionin e nevojshëm dhe më pasktheheshin menjëherë në punëtori.
Aktakuza dhe procesi gjyqësor
Lidhur me rastin, autoritetet e prokurorisë kanë ngritur tashmë aktakuzë ndaj pronarëve të kompanive dhe dy mjekëve të përfshirë. Përballja gjyqësore pritet të nisë gjatë ditëve në vijim, ndërsa të akuzuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në marrjen e një vendimi të prerë nga gjykata.
Sipas raportimit të mediave gjermane, procesi gjyqësor në këtë rast pritet të nisë më 11 nëntor.
Burimi: insajderi.org









