Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Erjon Vishkulli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës pas protestës

Erjon Vishkulli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës pas protestës
Foto: euronews.al

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës i kishte dërguar të riut një fletëthirrje, përmes së cilës i kërkohet të paraqitet para grupit hetimor më 25 nëntor, ora 11:00, për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Trajtimi mjekësor dhe kthimi në Shqipëri

Pas plagosjes, Vishkulli iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Itali dhe u kthye në Shqipëri pak ditë më parë.

Më 28 tetor, Këshilli i Ministrave miratoi një akt normativ për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të tij mjekësor, në vlerën prej 5 milionë lekësh.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha