Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK për hetim korrupsioni zgjedhor

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK për hetim korrupsioni zgjedhor
Foto: top-channel.tv

Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në zyrat e SPAK.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se burime shumë të sigurta i kanë deklaruar se Mila është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, pasi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti me dyshime për korrupsion në zgjedhje.

Thirrja si deklaruese

Deputetja e qarkut të Elbasanit është thirrur sot në SPAK në rolin e deklarueses. Ndërsa është paraqitur në SPAK, Mila nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha