Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

37 protestues gjobiten pas bllokimit të rrugës në Tiranë

37 protestues gjobiten pas bllokimit të rrugës në Tiranë
Foto: abcnews.al

Tiranë – Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimeve të dy ditëve të fundit, ndaj 37 personave u janë vendosur masa administrative.

 

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, pika 2 e nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluara më 9 dhe 10 nëntor 2026 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shtetasit bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë nëpërmjet megafonit.

 

Për secilin prej tyre është vendosur masa administrative gjobë prej 5 000 lekësh.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha