Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Dokumentari Karate e Yjeve fiton çmim ndërkombëtar në Milano

Dokumentari Karate e Yjeve fiton çmim ndërkombëtar në Milano
Foto: kultplus.com

Dokumentari sportiv “Karate e Yjeve” është vlerësuar me çmimin “Mention d’Honneur” në festivalin ndërkombëtar të filmit sportiv “SPORT MOVIES & TV 2026”, të mbajtur në Milano të Italisë.

Takimi me ministrin

Me këtë rast, ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim përfaqësuesit e ekipit realizues të dokumentarit, me të cilët diskutoi për rëndësinë e këtij projekti në dokumentimin e historisë dhe zhvillimit të karatesë në Kosovë, si dhe kontributin e gjeneratave të karateistëve ndër vite.

Ekipi dhe tematika e filmit

Dokumentari, me autor Fatmir Hajzerin, skenar dhe regji të Skender Sadikut dhe producent Naser Fejzën, sjell në vëmendje jo vetëm sukseset sportive, por edhe sakrificën, rezistencën dhe qëndresën e sportistëve kosovarë gjatë periudhave të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Ministri Gashani përgëzoi ekipin realizues për çmimin ndërkombëtar, duke vlerësuar rëndësinë e projekteve të tilla në ruajtjen e trashëgimisë sportive dhe përcjelljen e historisë së sportit te brezat e ardhshëm./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha