Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Juventus synon një bomber, Zhegrova mund të shitet

Juventus synon një bomber, Zhegrova mund të shitet
Foto: balkanweb.com

Me 15 gola të shënuar në 11 javë, Juventus ka sulmin e dytë më të dobët mes 10 skuadrave të para në Serie A. Shifrat tregojnë qartë se problemi kryesor i Spallettit këtë sezon është faza ofensive, dhe për këtë arsye stafi drejtues e ka të qartë se ku duhet të investojë në janar.

Prioriteti: një sulmues i ri

Sigurisht, Spalletti kërkon një përforcim cilësor në çdo reparti, por prioriteti absolut është gjetja e një sulmuesi të ri. Golashënuesi më i mirë i ekipit është aktualisht një mbrojtës, Bremer, me braziliani që ka shënuar 3 gola. Kjo tregon sa e madhe është nevoja për një goditës të vërtetë në area.

Emrat në tavolinë

Mediat italiane shkruajnë se në krye të listës së dëshirave është Balogun, por përcaktuese në këto negociata është kërkesa ekonomike e Monakos.

Pista Sorloth mbetet gjithashtu e hapur. Juventus ka një raport të mirë me Atletico Madrid, por edhe në këtë rast diferencën e bëjnë kushtet ekonomike.

Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Mateo Retegui-t, aktualisht pjesë e Al-Qadisiyya. Sulmuesi italian nuk është kundër një rikthimi në Serie A, me shpresën që të sigurojë një vend edhe në ekipin kombëtar.

Zhegrova si pjesë e negociatës

Spalletti pret me çdo kusht një sulmues të ri në janar, dhe për ta plotësuar këtë dëshirë, drejtuesit e Juventusit mund të sakrifikojnë Edon Zhegrovën. Sulmuesi dardan nuk bën pjesë në planet e Spallettit, dhe klubi pritet ta nxjerrë në shitje për të ulur koston e blerjes së një sulmuesi të ri.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha