Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Begaj, Rama dhe Osmani-Sadriu në Vlorë për 113-vjetorin e Pavarësisë

Begaj, Rama dhe Osmani-Sadriu në Vlorë për 113-vjetorin e Pavarësisë
Foto: shqiptarja.com

Ashtu si çdo vit, Vlorë është qendra kryesore e festimeve për përvjetorin e 113-të të Pavarësisë së Shqipërisë, pikërisht aty ku flamuri kuq e zi u ngrit për herë të parë si simbol i një shteti të lirë dhe të pavarur.

Ceremonia e ngritjes së flamurit

Festa e Flamurit bashkoi krerët më të lartë të shtetit nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët morën pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit, e shoqëruar nga tingujt e himnit kombëtar.

Nderimi te varri i Ismail Qemalit

Ceremonia vazhdoi me nderime te vendprehja monumentale e Ismail Qemalit, ku kryeministri Rama, presidenti Bajram Begaj dhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi vendosën kurorat me lule.

Ceremonia bashkoi edhe Ramën me Kurtin, i cili një vit më parë mungoi. Krah tyre ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila zhvillon vizitën e parë zyrtare në vendin tonë.

_Lajmi në përditësim…._

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha