Një reagim i shpejtë i Policisë së Kosovës ka parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën malore të fshatit Mirosalë, në Komunën e Ferizajt.
Reagimi i policisë në terren
Sipas njoftimit zyrtar, pasi u pranua informata për zjarrin, policët e stacionit të Ferizajt u nisën menjëherë drejt terrenit. Aty identifikuan të dyshuarin M.K. (39 vjeç), i cili kishte shkaktuar zjarrin duke djegur mbeturina.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh.
Apel për qytetarët
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te qytetarët që të mos ndezin mbeturina, apo materiale të tjera në hapësira të hapura, veçanërisht pranë pyjeve, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë, prona dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.”, thuhet në njoftim.
Burimi: insajderi.org









