Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Opinion

Reshje intensive dhe shtrëngata, Mbrojtja Civile në gatishmëri

Reshje intensive dhe shtrëngata, Mbrojtja Civile në gatishmëri
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Gjatë pasdites së sotme, në qarqet Shkodër dhe Kukës parashikohen reshje mesatare, lokalisht të forta, të shoqëruara me shtrëngata.

Parashikimi për ditën e nesërme

Sipas Institutit të Gjeoshkencave dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e nesërme, më 13 nëntor, priten reshje të forta deri lokalisht shumë të forta në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Rreziqet dhe masat e marra

Për shkak të reshjeve, në disa zona urbane mund të ketë grumbullime të përkohshme uji, ndërsa në zonat malore ekziston rreziku i vërshimit të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka kërkuar strukturave vendore të marrin masa parandaluese, të monitorojnë zonat me risk dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet për ndërhyrje.

Gjithashtu, qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për situatën meteorologjike.

/gj.m/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha