Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Romeo dhe Xhulieta e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Festivalin Moisiu në Shkup

Romeo dhe Xhulieta e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Festivalin Moisiu në Shkup
Foto: kultplus.com

Shfaqja “Romeo dhe Xhulieta”, me regji të Ilir Bokshit, do të prezantohet më 21 nëntor 2026 në Teatrin Shqiptar në Shkup, në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu”.

Ekipi artistik dhe interpretues

Në shfaqje interpretojnë Valmir Krasniqi, Qendresë Jashari, Edona Reshitaj, Ylber Bardhi, Teuta Krasniqi, Eshref Durmishi, Veton Osmani, Blin Mani, Edlir Gashi, Labinot Rraci, Gani Rrahmani, Shpetim Kastrati, Florie Bajoku, Alban Goranci, Elton Tahiri, Rrezon Zhinipotoku, Erza Sejdiu, Erxhan Mehmeti, Etnike Bogaj, Erina Sahiti, Aurora Hyseni, Elsa Belegu, Lis Maliqi, Ereza Osmani dhe Medin Beqiri. Koreografia është realizuar nga Robert Nuha, dramaturgjia nga Zoga Çeta Çitaku, muzika nga Memli Kelmendi, skenografia nga Petrit Bakalli, kostumografia nga Niomëza Luci, ndërsa asistente e regjisorit është Ardiana Mehmeti.

Festivali “Moisiu”

Produksioni i Teatrit Kombëtar të Kosovës është pjesë e programit të festivalit, i cili mbahet nga 16 deri më 22 nëntor në Shkup. KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha