Në prag të Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Paligjshëm të Pasurive Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, në bashkëpunim me Muzeun Etnografik të Elbasanit, organizoi ekspozitën “Ruajmë të shkuarën, mbrojmë të ardhmen – Trashëgimia qëndron në vendin e saj”.
Skicat e objekteve të ekspozuara
Ekspozita paraqiti skica të objekteve arkeologjike dhe etnografike nga rajonet e Korçës dhe Elbasanit. Punimet u realizuan nga specialisti Florenc Cenolli. Mes tyre u prezantuan edhe pesë objekte etnografike që janë humbur ose vjedhur nga koleksioni i Muzeut Etnografik të Elbasanit.
Qëllimi i nismës
Përmes kësaj nisme synohet rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e pasurive kulturore dhe parandalimin e trafikimit të tyre.
Organizatorët theksuan se trashëgimia kulturore nuk është thjesht një objekt, por pjesë e historisë dhe identitetit kombëtar. Për këtë arsye, ajo duhet të ruhet në vendin dhe kontekstin e saj.
/KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










