Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Ndryshime në marrëveshjen me GIZ për integrimin në BE

Ndryshime në marrëveshjen me GIZ për integrimin në BE
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Qeveria miratoi sot disa ndryshime në marrëveshjen me agjencinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, për mbështetjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Marrëveshja ndryshuese

Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen ndryshuese nr. 1 të marrëveshjes së zbatimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, në kuadër të projektit për mbështetjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në sektorin ekonomik (SANECA II).

Vendimi parashikon miratimin e ndryshimeve në marrëveshjen e zbatimit nr. II, të lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në cilësinë e përfaqësueses së qeverisë gjermane dhe agjencisë zbatuese.

Qëllimi i projektit

Projekti SANECA II synon të mbështesë Shqipërinë në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me fokus të veçantë sektorin ekonomik.

Marrëveshja fillestare është miratuar me vendimin nr. 514, datë 30 qershor 2026, të Këshillit të Ministrave.

Hyrja në fuqi

Sipas vendimit të miratuar, marrëveshja ndryshuese i bashkëlidhet aktit dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke u botuar në Fletoren Zyrtare.

/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha