Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Kledja emocionohet në lot për Nichin

Kledja emocionohet në lot për Nichin
Foto: insajderi.org

Kledja nuk ka mundur t’i mbajë lotët kur ka folur për sjelljen e Nichit ndaj saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Shqetësimi për afërsinë e vazhdueshme

Gjatë një bisede me Norën, ajo është shprehur se ndihet e shqetësuar nga fakti që Nichi i qëndron vazhdimisht pranë dhe e ndjek nga pas, edhe pse kjo situatë e bën të ndihet jo rehat.

“S’ndihem mirë, më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas, kaq… Nuk ndihem okej, s’kam çfarë të bëj, të rri këtu, të dal jashtë…”, tha Kledja mes lotësh.

Kërkesa për distancë

Më tej, ajo theksoi se nuk e konsideron normale që dikush të vazhdojë t’i qëndrojë pranë një personi, edhe pasi ai i ka kërkuar shprehimisht të mbajë distancë.

“Nuk është normale kur një person të thotë mos më rri kaq afër, ti të vazhdosh ta bësh”, u shpreh Kledja.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha