Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Edhe kështu edhe ashtu: Komedia e Bujar Kapexhiut e vitit 1989

Edhe kështu edhe ashtu: Komedia e Bujar Kapexhiut e vitit 1989
Foto: kultplus.com

Në vitin 1989, regjisori Bujar Kapexhiu realizoi komedinë “Edhe kështu edhe ashtu”, një histori që përmes humorit trajtonte kontradiktat mes fjalëve dhe veprimeve brenda familjes.

Portreti i një babai kontradiktor

Filmi paraqet një baba që predikon lirinë në dashuri, por kur vjen puna te vajza e tij, dëshiron të jetë vetë ai që zgjedh dhëndrin. Kjo situatë krijon një përplasje komike mes bindjeve që ai shpreh dhe mënyrës se si kërkon t’i zbatojë ato në jetën familjare.

Imazhet e filmit sot

Imazhet origjinale të filmit janë mundësuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF), ndërsa versioni me ngjyra është realizuar nga Albania360./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha