Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Aleksandër Xhuvani, figura kyç e gjuhës dhe arsimit shqiptar

Aleksandër Xhuvani, figura kyç e gjuhës dhe arsimit shqiptar
Foto: kultplus.com

Aleksandër Xhuvani ishte arsimtar, gjuhëtar dhe studiues shqiptar, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe arsimit kombëtar. Ai lindi më 14 mars 1880 në Elbasan, ndërsa studimet e larta për filologji i përfundoi në Universitetin e Athinës.

Pas kthimit në Shqipëri, Xhuvani mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe u bë pjesë e shkollës Normale, ku shërbeu si mësues dhe drejtor. Gjatë karrierës së tij punoi në institucione të ndryshme arsimore dhe shkencore, duke kontribuar në përgatitjen e teksteve shkollore, zhvillimin e metodave të mësimdhënies dhe përpunimin e terminologjisë shqipe.

Veprimtaria shkencore dhe veprat kryesore

Veprimtaria e tij u shtri në gjuhësi, pedagogji, psikologji dhe leksikografi. Xhuvani punoi për njësimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe, si dhe drejtoi hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë. Ndër veprat e tij të njohura janë “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”, “Fillime të pedagogjisë” dhe “Njohuritë e para të sintaksës shqipe”.

Nderimi dhe vdekja

Për kontributin e tij në arsim dhe në zhvillimin e gjuhës shqipe, Aleksandër Xhuvani u nderua me titullin “Mësues i Popullit”. Ai vdiq më 23 nëntor 1961, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në arsimin dhe studimet shqiptare./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha