Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Liria ka Emër planifikon peticion dhe grevë kundër vendimit të Hagës

Liria ka Emër planifikon peticion dhe grevë kundër vendimit të Hagës
Foto: euronews.al

Planet e protestës pas aktgjykimit në Hagë

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër” ka deklaruar se po planifikohet një peticion dhe grevë për aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka folur edhe për letrat e dërguara deputetëve të Parlamentit Evropian dhe zyrtarëve të tjerë të BE-së, lidhur me këtë çështje.

Ai ka bërë të ditur edhe tri aktivitetet e ardhshme që po planifikohen të organizohen lidhur me vendimin në Hagë.

Peticioni, grevat dhe videot

“Tri aktivitete, sonte do të jenë të ju ekskluzive. E para që do ta organizojmë është një peticion fizik brenda Kosovës dhe në diasporë, ku pretendojmë që t’i grumbullojmë afër 1 milion nënshkrime që t’i dërgojmë në Hagë, në Straburg dhe në Bruksel”, tha Tasholli.

Për aktivitetin e dytë ai ka thënë se po planifikohet një grevë.

“E dyta, që e kam folur me disa pjesëtarë të disa sindikatave të ndryshme që do ta organizojmë një grevë, ku 10 minuta çdo ditë deri në vendimin e Apelit, do të bllokohet Kosovë, do të shkojnë në pauzë institucionet, do të bllokohet komunikacioni, do të bllokohen institucionet”, ka shtuar ai.

Tasholli ka thënë se aktiviteti i tretë ka të bëjë me lansimin e disa videove me figura të ndryshme që do të flasin për UÇK-në.

“Dhe, e treta do të jenë 40 video me katër seri dhe me katër profile të ndryshme që do të flasin për UÇK-në. Do të flasin intelektualët, do të flasin nënat e dëshmorëve dhe do të jetë edhe jesë e influencerave që do të flasin për UÇK-në’, shtoi ai.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha