Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Kroaci, ku përmbysja e një autobusi me targa serbe shkaktoi dy viktima dhe 33 të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:25 në autostradën A3, pranë Ivanić-Gradit, në drejtim të Zagrebit.
Viktimat dhe të plagosurit
Sipas Ministrisë së Jashtme kroate, viktimat janë një shtetas kroat dhe një shtetas malazez.
Ndërkohë, 33 personat e plagosur u transportuan në disa spitale të Zagrebit për ndihmë mjekësore.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se një pjesë e të lënduarve janë larguar tashmë nga spitali.
Tetë persona që kishin pësuar dëmtime të lehta dhe ishin trajtuar në klinikën e traumatologjisë në rrugën Draškovićeva janë nxjerrë nga spitali.
Burimi: lajmifundit.al









